Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjermani, ku një 16-vjeçar shqiptar nga Podujeva, ka humbur jetën në një aksident. Lajmi i trishtë është bërë me dije nga kryetari i Podujevës Shpejtim Bulliqi. Roni Mustafa jetonte prej vitesh me familjen në Gjermani.
Advertisements
“Më pikëlloi shumë lajmi për vdekjen tragjike të djaloshit 16 vjeçar, Roni Mustafa, nga fshati Peran i Podujevës, i cili humbi jetën aksidentalisht në Gjermani, ku edhe jetonte bashkë me familjen e tij.
Në këto momente pikëllimi, ndaj dhimbjen me familjen Mustafa dhe gjithë farefisin.
Advertisements
Ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta për këtë humbje të madhe familjes Mustafa dhe gjithë atyre që e kanë njohur të ndjerin!”, shkruan Bulliqi.