=
Policia e Kosovës ka raportuar se një person është duke u hetuar për veprën penale “shtyrje në vetëvrasje dhe ndihmë në vetëvrasje”.
Advertisements
Kjo pasi një person i cili jeton jashtë vendit raportohet se kishte publikuar foto të një vajze tek familjarët e viktimës, shkruan lajmi.net.
Viktima femër kosovare ka raportuar se një i dyshuar që jeton jashtë vendit me të cilin ka komunikuar në rrjetet sociale kishte publikuar fotot e saj.
Advertisements
Me anë të këtij veprimi, dyshohet se personi në fjalë e ka shtyer viktimën drejt vetëvrasjes.
Njësitë përkatëse janë duke e hetuar rastin.
Ky është njoftimi i plotë:
SHTYRJE NË VETËVRASJE DHE NDIHMË NË VETËVRASJE
Fushë Kosovë 13.01.2022 – 17:00. Me 05.02.2022 viktima femër kosovare ka raportuar se një i dyshuar i cili jeton jashtë vendit, me të cilin kishte komunikuar përmes rrjeteve sociale i njëjti kishte publikuar foto të viktimës edhe tek familjarët e viktimës, gjë që e kishte shty viktimën për tentim në veprimin e cekur. Njësitet përkatëse janë duke hetuar rastin. /Lajmi.net/