E rëndë/ Shtëpia shpërthen në flakë, humb jetën aktorja e njohur

Anna Karen ka ndërruar jetë në moshën 85-vjeçare.

Advertisements

Aktorja që luajti tezen Sal – motrën e Peggy Mitchell të së ndjerës Barbara Windsor – duke filluar nga viti 1996 dhe deri në vitin 2017.

BBC raportoi se një zjarr shpërtheu në Londër në shtëpinë e një gruaje që mendohej se ishte Karen dhe zjarrfikësit e shpallën të vdekur pas mbërritjes në vendngjarje.

Advertisements

Anna Karen

Zjarrfikësit u thirrën në Windsor Road, Ilford, pak pas orës 22:30 të së martës mbrëma.

Shkaku i zjarrit është ende nën hetim.

Një deklaratë nga Brigada e Zjarrfikësve të Londrës tha: “Një pjesë e katit përdhes të një shtëpie me tarracë u dëmtua nga zjarri. Fatkeqësisht një grua u shpall e vdekur në vendngjarje”.

Anna Karen

85-vjeçarja ishte më e njohur për rolin e saj në komedinë e viteve ’70 “On The Buses”.

E ndjera ishte e martuar me aktorin Terry Duggan, nga 1967 deri më 2008. /Telegrafi/

Artikulli paraprakSHBA ngre alarmin : Forcat ruse gati për pushtim të plotë të Ukrainës (HARTA)
Artikulli tjetërHoroskopi për ditën e sotme, 24 shkurt 2022