E rëndë në Kuçovë! 55-vjeçari rreh ‘barbarisht’ gruan dhe më pas helmon veten(Video)

Rreh gruan dhe e lë pa ndjenja në tokë pastaj tenton të helmojë veten duke pirë “fostoksinë”. Dy bashkëshortët Veizllari,nga fshati Krekëz në Kuçovë në gjendje të rëndë,burri dërgohet në gjendje kritike për jetën drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Advertisements

Dhuna në familje duket se i ka kapërcyer kufijtë dhe po përshkallëzohet nga dita në ditë. Një ngjarje e rëndë është regjistruar pak minuta më parë në fshatin Krekëz të Njësisë Administrative Lunas në qytetin e Kuçovës.

Pas një grindjeje familjare arsyet e të cilës nuk dihen ende,55-vjeçari Idajet Veizllari ka rrahur bashkëshorten e tij,duke e lënë pa ndjenja në tokë.

Advertisements

Ulërimat e gruas kanë tmerruar familjarët e komshinjtë,të cilët kanë njoftuar menjëherë policinë dhe spitalin por në kushte të rënda shoku,55-vjeçari Idejat Veizllari ka pirë një kokërr “fostoksinë”,duke tentuar vetëhelmimin. Të dy bashkëshortët janë transportuar në gjendje të rëndë drejt Repartit të Urgjencës në Spitalin Rajonal të Beratit,ku gruaja është e shtruar dhe me plagë të shumta për shkak të goditjeve të marra,ndërkohë që 55-vjeçari është nisur në gjendje kritike për jetën drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Mjekët e Spitalit të Beratit kanë deklaruar se sasia e helmit të marrë nga Veizllari kishte depërtuar në gjak dhe kjo e çoi pacientin në gjendje kritike për jetën. Në Spitalin e Beratit por edhe në banesën e çiftit Veizllari kanë shkuar forca të shumta policie,që po pyesin edhe të afërm e familjarë në lidhje me ngjarjen e rëndë,shkaqet e të cilës nuk dihen ende.

Artikulli paraprakI fundit! Zjarr i fuqishëm në një fabrikë në Lezhë, zona mbulohet nga tymi
Artikulli tjetër“Rama më mori në qafë dhe më bëri president?”, flet Meta: Ku ka më mirë, posti më i rëndësishëm që kam pasur