E pazakontë/ ‘Mjekët’ i vjedhin 20 mijë euro një të moshuare: Vajza jote duhet t’i nënshtrohet një operacioni!

Ngjarje e pazakontë në Greqi, ku disa “mjekë” kanë gënjyer një grua të moshuar duke i thënë se vajza e saj duhej t’i nënshtrohej një operacioni dhe për këtë arsye ajo duhej t’i jepte 20 mijë euro.

Advertisements

Mashtruesit e kanë telefonuar atë dhe e kanë bindur se vajza e saj duhet të futej menjëherë në sallën e operacionit.

Pas kësaj, hajdutët, për të mos e lodhur atë duke zbritur e ngjitur shkallët e shtëpisë, i kërkuan që të fuste paratë në një qese dhe t’ia hidhte atyre nga ballkoni, citon protothema.gr, transmeton Noa.al.

Advertisements

Pasi kanë marrë të hollat, hajdutët janë zhdukur pa lënë gjurmë.

Ngjarja është raportuar në Polici dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Artikulli paraprakLajmi fundit/ Policia arreston 3 zyrtarë dhe një qytetar në Tiranë, çfarë ndodhi?
Artikulli tjetërIsh-banori i “Big Brother VIP” i shtang të gjithë me deklaratën, ja çfarë thotë për Donaldin dhe Ilirin