foto ilustruese
Advertisements
Teksa vëmendja e gjithë botës është përqendruar në konfliktin mes Rusisë dhe Ukrainës, kanë nisur edhe përplasjet në kufi.
Mediat ndërkombëtare raportojnë për pesë ushtarë të vrarë në kufi. Zyrtarët ushtarakë rusë kanë thënë se pesë personat e vrarë ishin përpjekur të shkelin kufirin me Rusinë.
Advertisements
Sipas mediave të huaja, të cilat kanë cituar mediat ruse, zyrtarët rusë kanë thënë se trupat ruse dhe rojet kufitare penguan “diversantët ukrainas” të shkelnin kufirin e tyre të përbashkët.
Po sipas raportimeve, automjetet e armatosura ukrainase u shkatërruan në rajonin e Rostovit të Rusisë.
Sipas agjencisë së lajmeve Interfax, përleshja ndodhi rreth orës 6 të mëngjesit me orën e Moskës në rajonin e Rostovit pranë kufirit Rusi-Ukrainë.
#BREAKING Putin must decide on 'possible' Biden summit, France says pic.twitter.com/RyvG3yvsTA
— AFP News Agency (@AFP) February 21, 2022