Dritan Brama u eliminua nga shtëpia e “Big Brother VIP” të martën, në një televotim ku ishte bashkë me Donald Veshajn.
Advertisements
Sot, ai dha një intervistë për “Ftesë në 5”, ku dha mendimin e tij për disa nga situatat e krijuar në shtëpi, gjatë qëndrimit të tij gati një mujor.
Ndër të tjera, ai tregoi çfarë i ka mbetur peng. Koreografi ka pasur në plan një kërcim sensual me modelen Beniada Nishani, por që nuk e realizoi dot, pasi doli nga shtëpia e yjeve.
Advertisements
“Më ka shpëtuar një kërcim pa bërë. Ky është pengu që më ka ngelur”.
I pyetur nëse Beniada po shfrytëzon naivitetin dhe çiltërsinë e saj për të arritur në finale, artisti thotë se modelja ka qenë gjithnjë e vërtetë brenda shtëpisë.
“Beniada është ajo që është! Ka të folurën e saj shumë të bukur aty brenda, që më pëlqen”, shton ai.