Gjatë një debati mbrëmë në spektakël Einxhel dhe Donaldi akuzonin njëri-tjetrin për mos korrektësi në punë.
Advertisements
Veshaj tha se Einxhel nuk vinte në mbledhjet që mbanin dhe se nuk jepte asnjëherë ide sa i përket emisionit që bënin së bashku, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Nuk ka vonuar shumë dhe në rrjete sociale po qarkullon një video që po e nxjerrë në rren Donald Veshajn.
Advertisements
Video në fjalë është pikërisht nga emisioni që ata kanë realizuar së bashku, derisa Donaldi dëgjohet duke thënë se njëra nga lojërat e realizuara ka qenë ide e Einxhel Shkirës.
Donaldi shumë shpejt del në rrenë, publikohet VIDEO ku ai vlerëson lart punën Einxhelit në emision from Gazeta Online Reporteri on Vimeo.
“Edhe kjo loja ka qenë, ta themi për të gjithë audiencën që ka qenë totalisht ideja e Einxhelit”, thotë Donaldi në videon në fjalë.
Kujtojmë se në nominim këtë javë janë Donald, Einxhel, Beniada dhe Arjola, e njëri nga ta largohet të premten./Reporteri.net/