“Do të të penalizojë”, produksioni i Big Brother VIP i jep lajmin e papritur Donaldit në dhomën e rrëfimit

Kosova festoi dje 14 vjet pavarësi. Kjo ditë është pritur me këngë e me hare dhe nga finalistët e “Big Brother VIP”.

Advertisements

Donaldi i ka dedikuar dhe një pikturë Pavarësisë së Kosovës. Në një telajo të madhe, ai ka vizatuar portretin e Adem Jasharit.

Por teksa i ka kërkuar produksionit që ta nxjerrin në ankand këtë pikturë dhe fitimet e saj të shkonin për një familje në Kosovë, vëllai i madh nuk ka pranuar pasi u shpreh se kjo do ta penalizonte. Donaldi tha se do ta marrë pikturën në shtëpi.

Advertisements

“Këtë do doja ta nxirrja shumë në ankand por produksioni më tha që kjo më penalizon natën e finales dhe do doja shumë që pasi të mbyllet televotimi unë këtë ta nxirja në ankand dhe lekët që do të fitoja të shkonin për një familje në Kosovë siç ndodhi me pikturën e parë. Produksioni nuk ma aprovoi këtë gjë. Unë do ta mbaj me shumë dëshirë këtë pikturë në shtëpinë time”, tha ai.

Artikulli paraprakNdahet nga jeta poeti i njohur shqiptar (EMRI+FOTO)
Artikulli tjetërA do jetë sonte në finale? Beatrix mbështet fuqishëm këtë banorë të ‘Big Brother Vip’, nuk është Donaldi