‘Detyrova mamin të vinte’, vajza e Ilir Shaqirit jep lajmin e keq: Nuk e pres dot babin pas finales

Vajza balerinit Ilir Shaqirit ka zbuluar se nuk do të vijë në Tiranë për të mbështetur nga afër babain e saj për të marrë fitoren e Big Brother VIP, dhe të jetë aty kur ai të lërë shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Advertisements

Me anë të një reagimi në Instagram, Emily ka bërë me dije se nuk do të vijë, por ka detyruar të ëmën që të niset për Shqipëri në mënyrë që Ilirin ta priste njëra prej tyre.

Shkak për mosardhjen e Emily është bërë infektimi me Covid 19, ndërkohë që së fundi ajo përmbylli dhe një këngë dedikuar babait të saj.

Advertisements

Emily: Jam sot këtu për t’ju dhënë një lajm. Sic e dini bëra një tampon për të udhëtuar për në Tiranë për të mbështetur babin në finale, por rezultova pozitive. Për këtë arsye duhet të izolohem. Në vendin tim ka shkuar mami, e cila nuk ka qenë dakord por unë e kam detyruar.

I thashë të shkonte sepse nuk doja që babi të mos kishte asnjërën nga ne: E pres babin në shtëpi. Ka të gjithë mbështetjen time. Forca babi.

Artikulli paraprakMenduat se iku dimri? Ja si parashikohet të jetë moti në fundjavë
Artikulli tjetërRama ‘futet’ në Big Brother VIP, dalin pamjet që po ‘çmendin’ rrjetin