Deklaruan parandalimin e ngjarjes kriminale, përgënjeshtrohet policia

Komisariati nr. 1 raportoi të enjten se parandaluan një ngjarje k riminale. Dy të rinj shkuan mëngjesin e të mërkurës në një hotel dhe u konfliktuan me pronarin e hotelit.

Advertisements

Gjatë konfliktit Ervin Selita, i njohur me nofken Vinz, pjesë e grupit Hellbanians (i njohur në Londër për trafik na rkotikësh) ka qëlluar me a rmë xhamat e hotelit.

Pas konfliktit policia shoqëroi në komisariat Selitën dhe dy të tjerë.

Advertisements

Në lajmërimin zyrtar, policia pretendon se parandaloi një tentativë për vrasje. Burime nga policia për Euronews Albania konfirmojnë se policia ka ndërhyrë pas përshkallëzimit të ngjarjes në ambientet e jashtme të hotelit. Ndërhyrja e parë ka qenë nga reparti Shqiponja.

Kamerat e sigurisë dëshmojnë se ai ka qëlluar me armë zjarri dhe ka dëmtuar fasadën e jashtme. Në vendngjarje janë gjetur 6 gëzhoja. Selita u arrestua mesditën e të mërkurës.

Në konflikt janë përfshirë Xhuljano Selita dhe Erjon Mici, të afërmit e tij. Të dy janë shpallur në kërkim. Njëri nga ta ka marrë me vete armën e krimit, provë kyçe për vijimin e hetimit. Euronews Albania

Artikulli paraprakU martua me para të vjedhura? Reagon për herë të parë Fisnik Syla dhe bën deklaratën e papritur
Artikulli tjetërKjo dëshmi e re hedh poshtë atë që kemi ditur deri tani! Zbulohen eshtrat e një fëmije, datojnë 1.5 milion vjet më parë. Arkeologët mbeten pa fjalë