Këngëtarja Eleni Foureira ka bërë një deklaratë të fortë në lidhje me origjinën e saj. Në një intervistë për mediat fqinje ajo ka thënë se ndihet krenare që jam shqiptare por Greqia është vendi që dua.
Advertisements
Ajo ka rrëfyer se është larguar nga Shqipëria mjaft e vogël, në momentin kur po zhvillohej lufta civile.
Advertisements
E lindur në 7 mars 1987 në qytetin e Fierit, Eleni është një ndër këngëtaret më të famshme dhe më të diskutuara në shtetin fqinj.
“Erdha në Greqi për shkak të luftës civile në Shqipëri. Isha rreth 8-9 vjeç. Nga fëmijëra mbaj mend vetëm kujtimet e bukura, ndërsa jam munduar të fshij momentet e këqija, si lufta civile. Babai im në atë kohë punonte në Greqi për të fituar para.
Ai na dërgoi në taksi për të na sjellë në Greqi dhe atë ditë nuk e kam harruar kurrë. Në Shqipëri nëna ime ishte vetëm me 4 fëmijë të mitur. Nëna ime mbante një armë gjahu në shtëpi dhe mbasditeve qëllonte në ajër për të treguar se kishte armë që ne të mos rrezikoheshim. Ishte një heroinë. Kur mami më tha që do largoheshim nuk doja, ishte e vështirë për mua. Ditën kur dola nga shtëpia fillova të qaja,”- tregoi Eleni Foureira.