Çfarë ndodhi? Romeo Veshaj u përplas me sigurimin pasi Donaldi nuk u shpall fitues i BB VIP? Dy gazetarët që ishin të pranishëm rrëfejnë ngjarjen

Mbrëmjen e finales së ‘Big Brother VIP’ u përfol se Romeo Veshaj, vëllai i Donaldi ka pasur një përplasje me personat e sigurimit. Sipas asaj që është transmetuar media, Romeo është shfaqur në studio i nervozuar dhe kanë qene rojet e sigurimit që e kanë rrethuar.

Advertisements

Mirëpo çfarë ka ndodhr në të vërtetë? Dy gazetarët, Altin Berisha dhe Butrint Pasjaqa në një intervistë për emisionin “Gjesi” në T7 kanë rrëfyer prapaskenat e finales së “BB VIP Albania”.

Gazetarët, të cilët kanë qenë aty, sqaruan se nuk ka pasur një përplasje siç është raportuar në media.

Advertisements

“Ne kemi qenë aty dhe në rast se do të kishte ndodhur diçka e kemi parë. E pamë kur erdhi Romeo, por nuk ka ndodhur diçka siç është transmetuar. Kjo është e habitshme nga ana tjetër se nëse do të kishte ndodhur, që se kam parë por nuk ka qenë diçka e jashtëzakonshme.

Ndërkohë, ka pasur shumë njerëz në studio dhe kanë ndenjur në këmbë dhe nuk besoj se do të ndodhte diçka në një spektakël të gjithë me gjithë ata njerëz aty.”, tha Butrinti.

Ndërkohë, Altini shtoi se “Ka pasur një pakënaqësi por sigurimi ka qenë aty se ishin shkallët ku hynte banorët dhe nuk ka pasur skandal të madh si është shkruar nëpër media.”

Kujtojmë që Donaldi nuk mori pjesë dje në xhirimet e post Big Brother. Ky veprim është parë për faktin se aktori nuk e ka pritur mirë humbjen përballë Ilir Shaqirit. shtë përfolur se Romeo dhe Donaldi kanë hequr dorë nga emisioni “Më lër të flas” por ende nuk ka asgjë zyrtare.

Artikulli paraprak‘Sherri’ i vëllezërve me produksionin/ Pas Arbanës, reagon publikisht edhe trashëgimtarja e ‘Top Channel’
Artikulli tjetërPamje të rënda/ Era e fuqishme rrëzon vinçin, humbin jetën dy punëtorë ndërtimi (VIDEO)