Çfarë ndodhi dje? Donald Veshaj shpërthen në lot dhe bën deklaratën e papritur: Po më shpifet vetja këtu brenda!

Einxhel dhe Donaldi debatuan me tone të ashpra mbrëmjen e djeshme gjatë spektaklit dhe i gjithë inati ishte i akumuluar që nga bashkëpunimi i tyre jashtë “Big Brother”.

Advertisements

Donaldi akuzoi Einxhelin për moskorrektësi në punë ndërsa ajo deklaroi se ai dhe Romeo e hoqën nga puna kur bëri aksident. Pas kësaj situate Arbana e thirri Donaldin në dhomën e rrëfimeve dhe aktori u shfaq me lot në sy.

“Kam sakrifikuar shumë për veten time dhe familjen time. E thënë nga një person që ndoshta nuk e vret fjala që thotë, nuk e di peshën e fjalës që thotë…se s’dua të flas…s’dua të përmend emra. Po më shpifet vetja këtu brenda”, tha Donaldi.

Advertisements

Artikulli paraprak“Bëra aksident dhe ti e vëllai yt më hoqët nga puna”/ Einxhel nxjerr të vërtetat e inatit me Donaldin
Artikulli tjetër“Edhe unë prej Borës të njoh, ajo të bëri të famshëm”/ Arjola ia thotë troç pas spektaklit, Donaldi i kthehet i revoltuar