Bombardimet ruse mbi Ukrainë, del bilanci i viktimave deri tani

Të paktën shtatë persona janë vrarë, nëntë të tjerë janë plagosur nga bombardimet ruse, thanë autoritetet ukrainase të enjten.

Advertisements

Ndërkohë në media dhe rrjete sociale dalin edhe pamjet nga momentet dramatike të pushtimit rus.

Në çastin e shpërthimeve në Kiev qytetarët të frikësuar të të gjitha moshave kanë vrapuar drejt vendstrehimeve të ndryshme.

Advertisements

Të tjera pamje tregojnë qytetarët ukrainas që nxitojnë të dalin vullnetarë për të ndihmuar vendin e tyre.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, tha të enjten se u kishte bërë thirrje liderëve botërorë që të vendosin të gjitha sanksionet e mundshme ndaj Rusisë.

“Të dashur qytetarë ukrainas, sot në mëngjes presidenti (Vladimir) Putin njoftoi një operacion special ushtarak në Donbas. Rusia kreu sulme në infrastrukturën tonë ushtarake dhe rojet tona kufitare. Në shumë qytete të Ukrainës u dëgjuan shpërthime. Ne po vendosim gjendjen ushtarake në të gjithë territorin e vendit tonë.

Një minutë më parë pata një bisedë me presidentin (Joe) Biden. Shtetet e Bashkuara tashmë kanë filluar të bashkojnë mbështetjen ndërkombëtare. Sot secili prej jush duhet të ruajë qetësinë. Qëndroni në shtëpi nëse mundeni. Ne jemi duke punuar. Ushtria po punon. I gjithë sektori i mbrojtjes dhe sigurisë është duke punuar”, ka thënë ai.

“Asnjë panik. Ne jemi të fortë. Ne jemi gati për gjithçka. Ne do të fitojmë mbi të gjithë, sepse ne jemi Ukraina”, ka shtuar më tej Zelensky.

Forcat ruse qëlluan me raketa në disa qytete në Ukrainë dhe zbarkuan trupa në kufijtë e saj të enjten, thanë zyrtarët dhe mediat, pasi Presidenti Vladimir Putin autorizoi atë që ai e quajti një operacion special ushtarak në lindje.

Vladimir Putin nga ana e tij ka lëshuar një kërcënim direkt për të gjithë ata që do të përpiqen të ndërhyjnë në sulmin e saj ushtarak ndaj Ukrainës.

Putin deklaroi se do të ketë pasojë të papara ndonjëherë për këdo që do të kërcënojë Rusinë.

“Tani disa fjalë të rëndësishme, shumë të rëndësishme për ata që mund të ndërhyjnë në ngjarjet e vazhdueshme nga jashtë.

Kushdo që përpiqet të ndërhyjë dhe aq më tepër të krijojë kërcënime për vendin dhe popullin tonë, duhet ta dijë se përgjigja e Rusisë do të jetë e menjëhershme dhe do t’ju çojë në pasoja të tilla që nuk i keni përjetuar kurrë në historinë tuaj.

Ne jemi gati. Për çdo zhvillim të ngjarjeve. Janë marrë të gjitha vendimet e nevojshme në këtë drejtim. Shpresoj se dëgjohem”, deklaroi Putin.

Artikulli paraprakSulmi i Rusisë mbi Ukrainë, momentet dramatike kur qytetarët mblidhen në vendstrehime (VIDEO)
Artikulli tjetërPamje të tmerrshme lufte/ Bombarduesit rusë ‘ndezin’ qiellin ukrainas, raketat bien mbi pallate, raportohet për shumë humbje jete (VIDEO)