Bie zjarr në një shtëpi në Shkodër/ Humb jetën një person, bashkëshortja e tij në spital (detaje)

Policia e Shkodrës jep detaje nga zjarri në banesën, në lagjen Salo Halili, ku humbi jetën 79-vjeçari Musa Zeqiri.

Advertisements

Policia njofton se nga flakët ka pësuar djegie edhe bashkëshortja e viktimës, e cila ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Shkodër/ Informacion paraprak

Advertisements

Më datë 03.02.2022, rreth orës 13:30, në lagjen “Salo Halili”, Shkodër, ka rënë zjarr në katin e parë të një pallati. Si pasojë ka gjetur vdekjen shtetas M. Z. 79 vjeç, dhe ka pësur djegie bashkëshortja e tij e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën në Spitalin Rajonal Shkodër.

Në vendin e ngjarjes ndodhen shërbimet e Policisë dhe shërbimet PMNZ, ku kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit.

Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

(BalkanWeb)

Artikulli paraprakKjo dëshmi e re hedh poshtë atë që kemi ditur deri tani! Zbulohen eshtrat e një fëmije, datojnë 1.5 milion vjet më parë. Arkeologët mbeten pa fjalë
Artikulli tjetërLajmi fundit/ Aksident i rëndë në vend, humb jetën vogëlushi 4 vjeçar