Beatrix nxjerr planin e Einxhel, bën deklaratën befasuese: “Po mundohet të fundosë Donaldin”

Debati mes Einxhel dhe Donald ka qenë kryefjalë e mediave e njëkohësisht edhe në shtëpinë e “Big Brother VIP”. Nga njëra anë Einxhel thotë se Donaldi dhe Romeo nuk e kanë paguar gjatë bashkëpunimit për emisionin “Binjakët show” e nga ana tjetër Donaldi thotë se Einxhel ka qenë jokorrekt.

Advertisements

Sot Beatrix është pyetur nga Arbana se çfarë mendimi ka për këtë debat ajo ka folur me rezerva për Einxhel.

“Nuk e kuptoj pse e hapi tani. Einxhel po mundohet të fundosë Donaldin me çdo kusht. Ka ndryshuar shumë qëndrime dhe vetëm flet kot. Edhe për lidhjen tonë. Ndërkohë Donaldi thjesht po e shijon qëndrimin me Monikën dhe Beniadën”- tha ajo.

Advertisements

E pyetur nga Arbana nëse do donte t’i thoshte diçka Einxhel Beatrix nuk pranoi duke thënë se do sqarohen kur të dalin.

Artikulli paraprakDo habiteni! Kjo është shuma ‘marramendëse’ që shpenzoi Beatrix për veshjen mbrëmë në spektaklin e “Big Brother VIP”
Artikulli tjetërCilët kanë qenë triumfuesit ndër vite, vlonjatët kanë bërë “namin” në Big Brother!