Banorët e BBV janë shndërruar në frymëzim për artistët, tjetër këngë për Beniadën

Banorët e “Big Brother VIP” kanë rrëmbyer zemrat e shqiptarëve që i kanë ndjekur për gati katër muaj me radhë.

Advertisements

Herë pas here, disa nga personazhet janë bërë muza e frymëzimit për artistë të njohur. Së fundi, këngëtari Klajdi Musabelliu ka krijuar një këngë polifonike për modelen Beniada Nishani.

“Një mëngjes
pa zbardhur drita
Më zgjoi Beni u ngrita,
Ish finalja ishte dita,
Ajo që shkëlqen si drita..

Advertisements

Dale moj Dale,
Dale se të duam shumë,
Forca Moj Beni,
Zemrat për ty rrahin shumë”, këndon artisti.

Më herët, edhe Poni publikoi një këngë dedikuar fanses së saj, Beniadës. Modelja, me çiltërsinë dhe pozitivitetin e saj u bë një nga personazhet më të dashur të edicionit të parë të “Big Brother VIP Albania”.

Artikulli paraprakKëmbimi Valutor, 18 shkurt 2022
Artikulli tjetër‘Donaldi është fitues i Big Brother VIP’/ Reagimi i Semi Jaupajt po bën xhiron e rrjetit(Foto)