Babai i Stresit në protestën kundër Rusisë, “shpërthen”’ndaj politikanëve: Nuk shoh këtu asnjë nga këta pushta pushtetarë, turp të kenë

Sali Lusha, babai i reperit Stresi, ka qenë i pranishëm ditën e sotme në protestën e zhvilluar para ambasadës ruse për luftën në Ukrainë.

Advertisements

Në një prononcim për RTV Ora, ai “shpërtheu” ndaj politikanëve, pasi asnjë prej tyre nuk ishte i pranishëm në protestë.

Advertisements

“Nuk shoh asnjë pushtetar, si të majtë e të djathtë. Është turpi më i madh për këta pushta pushtetarë që asnjë nuk është sot këtu. Nuk përjashtoj as opozitën, pasi jam njeri që përkrah opozitën. Ky është një turp i madh dhe turp të kenë. Sot këta janë nëpër dreka dhe darka me fëmijët e tyre, bredhin nëpër Shqipëri dhe vendet e Europës. Duhet të ishin bashkuar, pavarësisht kush e bën thirrjen”, tha Sali Lusha.

Artikulli paraprakNegociatat/ Presidenti Zelenskiy: Nuk besoj se do të ketë rezultat, por ka ende një shans për…
Artikulli tjetërSKANDAL/ Tifozët serbë krijojnë koreografinë e turpshme, VARRE me ngjyrat e flamurit të Ukrainës