Aktorja e njohur amerikane sulmon Putinin dhe shpërthen ashpër ndaj tij: Më vjen keq që nuk isha nëna jote, do kishe qënë më…(Video)

Aktorja amerikane AnnaLynne McCord është përballur me kritika pas reagimit të saj ndaj pushtimit rus të Ukrainës. Aktorja postoi një video në mediat sociale, duke interpretuar një poezi drejtuar Putin, ku mes të tjerash thoshte se sa ndryshe do të ishin gjërat nëse ajo do të ishte nëna e tij.

Advertisements

Megjithatë, kjo video që u bë shumë shpejt virale, është kritikuar jashtëzakonisht shumë dhe ka sjellë reagimin e shumë njerëzve.

“I dashur zoti President Vladimir Putin,” filloi aktorja. “Më vjen shumë keq që nuk isha nëna juaj. Po të isha nëna jote, do të kishe qenë kaq i dashur.”, tha ajo. “Po të isha nëna jote, bota do të ishte e ngrohtë. Kaq të qeshura dhe gëzim, asgjë nuk do të dëmtonte.

Advertisements

Nuk mund ta imagjinoj se çfarë plagësh, çfarë dhimbjeje që të vjedh shpirtin që ke përballuar dhe ke besuar si djalë, dhe formimi i të menduarit tënd të ka mësuar se jeton në një botë mizore, të padrejtë”, thotë ajo mes të tjerash.

Artikulli paraprakVuante nga sëmundja e elefantizmit, Blerina nga Vlora u përcoll në banesën e fundit me vinç dhe pa arkivol
Artikulli tjetërVijojnë sulmet ndaj popullit ukrainas, reagon Ministria ruse dhe habit me deklaratën