Humb jetën një këmbësor në Istog.
Advertisements
Ngjarja e rëndë ndodhi pasi një person u godit nga një veturë që fillimisht u aksidentua me një veturë tjetër.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Advertisements
Sipas zëdhënësit, në komunën e Istogut një këmbësor ka vdekur si pasojë e goditjes nga një veturë e cila është aksidentuar me një veturë tjetër. Dy persona janë lënduar dhe kanë përfunduar në spital, njëri në spitalin rajonal në Pejë, kurse tjetri në QKUK në Prishtinë. Vdekja e këmbësorit u kosntatua nga mjeku kujdestar në QKMF-në në Istog’.
Një grup hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.