Këngëtarja Beatrix Ramosaj, ka folur sot në lidhje me rrugëtimin e saj në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother”.
Advertisements
Gjatë bisedës së gjatë, Trixa zbuloi nëse kishte komunikuar me ndonjë nga ish-banorët e BB VIP. këngëtarja e njohur tha se ka folur paksa me Dagz, Antonelën dhe Egzonën.
E pyetur nëse ka folur me Romeon, pasi para se të linte përfundshmit shtëpinë më të famshme, Donaldi i tha që të komunikonte me të, ajo tha se “po”.
Advertisements
“Kam folur me të, më ka kontaktuar. Është kujdesur dhe ka pyetur se si jam. Më ka dhënë shumë kurajo, më ka thënë se e njeh Donaldin dhe e di si ndihet ai me ty”, u shpreh Beatrix.
Kjo e fundit u pyet edhe për takimin me tezen, Albërije Hadërgjonaj, se çfarë i tha në vesh?
“Unë u fika, çfarë do më thotë. Më tha Trixa zgjohu herët, lau, kujdes, kujdes dhe më la si pemë”, tha duke qeshur këngëtarja e njohur.