A do e lirojë zyrën nëse shkarkohet? ‘Befason’ Ilir Meta me përgjigjen e tij

Teksa Gjykata Kushtetuese do të shpallë pas një muaji vendimin për shkarkimin ose jo të Ilir Metës si President, ky i fundit nuk duket i shqetësuar mbi këtë fakt pasi ka shpërthyer në të qeshura. Ai tha se Presidenti mbrohet në mënyrë të veçantë nga Kushtetuta.

Advertisements

“Pyetje e mrekullueshme e jashtëzakonshme. Ky institucion ka qenë çdo sekondë në shërbim të Popullit të Shqipërisë dhe presidenti që ta dini mirë ju, ka një mbrojtje të veçantë nga Kushtetuta, jo rastësisht sepse Presidenti është kreu i shtetit dhe garanti dhe mbrojtësi i interesave më të mëdha shtetërore dhe duhet mbi 2/3 për ta shkarkuar Presidentin.

Kushtetuta e thotë qartë se Presidenti vetëm për shkelje të rënda të Kushtetutës dhe kryerjen e një krimi të rëndë, tradhtia ndaj Atdheut, shkarkohet. Arsyeja pse është nxitur ky proces është se Meta nuk ka tradhtuar interesat e Atdheut, Në Gjykatën Kushtetuese do të shkojnë çështje më të rëndësishme”, tha Meta.

Advertisements

Artikulli paraprakJa pse u vesh “hollë” rrugës për në qeli/ Paralajmërimi i frikshëm i gazetarit për Sajmir Tahirin: Duhet të dalë i gjallë nga aty!
Artikulli tjetërHoroskopi për ditën e martë, 8 shkurt 2022