10 të zhdukur nga zjarri që përfshiu tragetin në ujërat shqiptare/ 280 pasagjerë janë evakuuar, ka dyshime për viktima sepse disa shoferë kanë fjetur nëpër kamionë

Dhjetë persona raportohet se janë të zhdukur nga zjarri që ra sot në një traget të linjës Igumenicë-Brindizi, në afërsi të Korfuzit. Mediat vendase thonë se tre prej të zhdukurve janë shtetas grekë, ndërsa për të tjerët nuk ka informacion.

Advertisements

Trageti i Euroferry Olympia me 290 persona në bord, shpërtheu në flakë teksa lundronte pranë Korfuzit. Kapiteni menjëherë dha urdhrin e evakuuimit dhe anijet e kërkim-shpëtimit morën pasagjerët dhe ekuipazhin. Në bord janë të bllokuar dhe dy shtetas të huaj, një bullgar dhe një turk.

Advertisements

Nga identifikimi që është bërë në Korfuz, ka rezultuar se janë shpëtuar 278 persona nga 290 që ishin në total, mes të cilëve doli se ishte dhe një emigrant ilegal. Nga personat që ishin në tragetin italian, 239 janë pasagjerë dhe 51 ekuipazh. Kërkimet në det gjithashtu vazhdojnë.

Nga një komunikim i mediave greke me grupin Grimaldi, një zëdhënës tha: “Është shumë herët për të bërë një deklaratë. Ne përpiqemi të kryqëzojmë informacionin dhe të krahasojmë sa janë deklaruar në listën e pasagjerëve me ata që u shpëtuan. Edhe skafi italian ka shpëtuar njerëz, presim numërimin dhe identifikimin në portin e Korfuzit.”

Pasagjerët që kanë folur në media, kanë shprehur frikën se jo të gjithë pasagjerët mund të kenë shpëtuar, pasi ka mundësi që të ketë pasur disa shoferë që kanë fjetur në kamionët e tyre në garazhin e dedikuar të tragetit.

Artikulli paraprakGazetari lëshon deklaratën ‘bombë’: Kush është politikani i dytë shqiptar pas Sali Berishës që do të fundoset nga SHBA (EMRI)
Artikulli tjetër“Nuk kam pse e takoj Dagzin”/ Befason babai i Einxhel Shkirës, ja çfarë thotë për lidhjen e tyre