‘Vrau vrasësin e të shoqit kur ishte 18 vjeçe dhe shtatzëne’/ Vdes bosja e parë femër e Camorras

Në moshën 86 vjeçare ka ndërruar jetë bosja e parë femër e klanit mafioz ‘Camorra’.

Advertisements

Maresca, gruaja e bosit të ‘Camorra-s’, Pasquale Simonetti, njihej ndryshe edhe si Pupetta, ‘Kukulla e Vogël’, e cila e mori famë në moshën 18 vjeçare në botën e krimit kur qëlloi për vdekje vrasësin e burrit të saj në Napoli.

Ajo u shndërrua në bosen e parë femër në klanin e fuqishëm mafioz të Italisë, Camorra. Assunta Maresca apo siç e thërrisnin ‘Pupetta’ ishte vajza e një tregtari famëkeq.

Advertisements

Në mesin e viteve 1950, ajo ishte vetëm 18 vjeçe dhe gjashtë muajshe shtatzënë, kur gjurmoi dhe ndoqi këmba-këmbës bosin e Camorra-s, Antonio Espositon, i cili kishte urdhëruar vrasjen e burrit të saj.

Ajo e qëlloi atë për vdekje në mes të ditës në një nga rrugicat e Napolit. Hetuesit italianë besonin se në këtë ngjarje Puppeta nuk kishte vepruar e vetme. Por Maresca këmbënguli se ajo ishte autorja e vetme e krimit. Ajo u gjykua për vrasje në vitin 1959, ku në seancë sfidoi edhe vetë gjyqtarët duke u thënë se “atë krim do ta kryente përsëri”.

Maresca lindi në burg dhe 14 vjet pas lirimit ajo u ribashkua me djalin e saj, Pasqualino. Në vitet pas daljes nga burgu ajo u bë pjesë e kinematografisë duke marrë pjesë në një film të frymëzuar nga jeta e saj, ndërsa më pas i hyri edhe biznesit duke hapur dy dyqane rrobash në Napoli.

Megjithatë, jeta e saj private vijoi të ishte e trazuar. Ajo u bashkua me trafikantin e armëve dhe të drogës Umberto Ammaturo me të cilin lindën edhe binjakë. Ammaturo ishte xheloz për Pasqualinon, i cili kishte ambicie të ngrihej brenda klanit të Camorras.

Kur Pasqualino mbushi 18 vjeç, në janar 1974, ai shkoi të takonte Ammaturon në një kantier ndërtimi në mbikalimin e Napolit dhe aty u zhduk. Nëna e tij dyshonte se i dashuri i saj i kishte vrarë djalin dhe e kishte varrosur trupin e tij në çimento, shkruan The Guardian.

Ashtu siç tha ajo në një intervistë për ‘The Guardian’, në 1995, se e kishte pyetur të dashurin e saj për t’i treguar se çfarë kishte bërë me djalin. Por pavarësisht përplasjes së ashpër mes tyre ajo mbrojti binjakët e saj dhe nuk u nda prej tij. Më vonë Maresca u akuzua se qëndronte pas vrasjes së Ciro Galli, një anëtar i Nuova Camorra Organizzata, një organizatë e formuar nga Raffaele Cutolo i cili synonte të rinovonte Camorran. Në vitin 1982, Maresca sfidoi hapur Cutolo-n gjatë një konference për shtyp dhe në të njëjtin vit u arrestua së bashku me Ammuturon për vrasjen e Aldo Semerarit, një mjek ligjor dhe neofashist i njohur.

Maresca bëri katër vjet burg përpara se të shpallej i pafajshme. Ajo ishte vajza e vetme në një familje me katër vëllezër, dhe thuhet se kishte sjellje të dhunshme që fëmijë kur rrahu një shok klase aq sa i kishte shkaktuar lëndime të rënda trupore. Maresca njihet edhe për fitoren në një konkurs bukurie në vitin 1953 dhe u kurorëzua si Miss Rovegliano.

Pas një sëmundjeje të rëndë ajo vdiq në shtëpinë e saj në Castellammare di Stabia, pranë Pompeit.

Kumbarat apo boset e Napolit kanë pasur gjithmonë një profil më të lartë se homologet e tyre në Cosa Nostran siciliane.

Në vitet 1970 dhe 80, Rosetta Cutolo, motra e vrasësit serial dhe bosit të mafies Raffaele, u përfol se drejtonte organizatën kriminale të vëllait të saj ndërsa ai ishte në burg.

Anna Mazza, e njohur si Vejusha e Zezë, u akuzua se kishte trajnuar katër djemtë e saj për të qenë vrasës.

Erminia Giuliano, e njohur si “Celeste” për shkak të syve të saj blu të zbehtë, nga familja e famshme me bazë në lagjen Forcella, mori detyrën si shefe e klanit Giuliano pas arrestimit të vëllait të saj Luigi, përpara se edhe ajo të vendosej në pranga në vitin 2000.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakAksident i frikshëm, “Benzi” dhe “Seati” bëhen “copë copë” nga përplasja. Plagoset një 26-vjeçare (Video)
Artikulli tjetër“Evropa të zgjerohet nëse do të kapërcejë krizën”/ Romano Prodi: BE të integrojë sa më parë Shqipërinë dhe vendet e tjera, me këtë rast zgjidhet edhe çështja e kufijve