Virusi i ri vjen në kufi me Shqipërinë: “Gjysma e pacientëve vdiqën”

Bota po tronditet edhe nga një virus i ri, që është gripi i shpendëve. Greqia ka zbuluar një rast. I njohur ndryshe si “H5N1”, gripi që ka zhdukur miliona pula në Evropë dhe Azi është përhapur me shpejtësi dhe mund të transmetohet tek njerëzit, paralajmëron Organizata Botërore për Shëndetin e Kafshëve (OIE).

Advertisements

“Këtë herë situata është më e vështirë dhe më e rrezikshme”, tha për “Reuters” Monique Elua. “Rreziku është se ai përfundimisht do të ndryshojë ose do të kalojë me viruset e gripit njerëzor dhe mund të transmetohet midis njerëzve” shpjegoi më tej zyrtari i “OIE”-së.

Gripi i shpendëve ka shkaktuar shpërthime të mëdha në fermat e pulave gjatë dekadës së kaluar dhe është transmetuar disa herë tek njerëzit, zakonisht punëtorët. Sipas OIE, rreth 850 persona në vende të ndryshme janë infektuar nga lloji që qarkullon tani në Evropë dhe Azi. “Gjysma e pacientëve vdiqën” shkruan gazeta greke “To Vima”.

Advertisements

Një total prej 15 vendesh, mes tyre Greqia raportuan epidemi gripi në fermat e shpendëve nga tetori deri në fund të dhjetorit, ku shumica i atribuohen “H5N1”-it. Italia ishte vendi më i goditur me 285 shpërthime dhe rreth 4 milionë zogj të ngordhur, sipas të dhënave të “OIE”.

Shpërthimet përkeqësohen gjatë vjeshtës, kur infeksioni transmetohet nga zogjtë shtegtarë. “To Vima” shkruan se rasti në Greqi është zbuluar te një mjelm.

Artikulli paraprak“Ishte mesazh për Donaldin, ja pse nuk pranova…”/ Piloti i Big Brother VIP: “Biznesmeni nga Saranda më ofroi 5 mijë euro”
Artikulli tjetër” Ke filluar të gjesh…”/Habit Mikela: Ndoshta më ka marrë malli për ty…