Lidhja e Donaldit dhe Trixës ka pasur luhatje kohët e fundit. Beatrix u shpreh gjatë spektaklit se është një person shumë emocional dhe se analizon çdo gjë në kokën e saj, e ndikuar edhe nga qëndrimi mbyllur.
Advertisements
Advertisements
“Që në fillim ka qenë e vështirë për mua, eksperiencë e bukur por e vështirë dhe ndonjëherë kur përjeton shumë gjëra njëkohësisht edhe unë mund të jem ngarkuar me shumë situata dhe padashje nuk e kam menduar gjendjen e Donaldit. Nuk është mërzitje e drejtpërdrejtë nga Donaldi, ka qenë edhe personale nga unë edhe koha e qëndrimit në shtëpi. Nuk doja të ndikoja tek ai, unë e kam në natyrë që e ekzagjeroj në kokën time”, tha Beatrix.
Ndërkohë Balina u shpreh se ka ardhur momenti që edhe Trixa të tregojë pse ka hyrë në “Big Brother”, duke e këshilluar të mos i bëjë më presion lidhjes me Donaldin.
“Është momenti që Beatrixa të kuptojë qëllimin pse ka hyrë aty brenda se duket sikur s’je e interesuar ndaj lojës, por qëllimi jot është vetëm Donaldi. Dhe po kërkon që Donaldi të bëjë të njëjtën gjë. Me këtë presion që po i vë një marrëdhënieje, rrezikon të humbësh edhe lojën, edhe Donaldin”, i tha Balina.
“Nëse ju dhe publiku mendoni se loja ime është Donaldi unë më mirë iki”, tha Trixa.
“Triksa është shumë tip emocional, e vuan, i mendon shumë gjërat”, tha Donaldi.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!