“Vëllanë nuk ma ngjallin, por të hidhet dritë mbi ngjarjen”/ 29-vjeçari shqiptar humbi jetën në burg, familjarët kërkojnë drejtësi

29-vjeçari shqiptar Refik Mata, u gjet i pajetë më 17 dhjetor 2021, brenda qelisë së burgut të Tarascon në Francë. Asokohe autoritet franceze deklaruan se kishin të bënin me një vetëvrasje, por ndryshe mendojnë tashmë familjarët e të ndjerit. Familjarët e të ndjerit Refiku Matës kërkojnë drejtësi dhe të hidhet dritë mbi vdekjen e të riut.

Advertisements

Vëllai i viktimës Bekim Mata, në një intervistë për “ABC Neës” hedh poshtë mundësinë që 29-vjeçari është vetëvrarë dhe thotë se autoritet e burgut në Francë nuk i kanë dhënë asnjë dokument me shkrim lidhur me vdekjen e të vëllait.

“Kam bërë denoncim në autoritet shqiptare dhe nuk kam asnjë përgjigje deri më tani. Si nga avokati i popullit, si nga ministria e jashtme dhe si nga Prokuroria e Përgjithshme. I bëj apel shtetit shqiptar nga ana juridike të ndërhyjë për të marrë vesh të paktën si ndodhi. E di që vëllanë tim nuk ma ngjallin dot, po të paktën një letër me shkrim, si, tek, qysh, si ndodhi. Këtë kërkoj nga autoritet shqiptare dhe franceze”, tha Bekim Mata.

Advertisements

Artikulli paraprakLajmi fundit/ Aksident i rëndë në vend, makina del nga rruga dhe përplaset me murin rrethues
Artikulli tjetërKush është shqiptari që u arrestua në Rinas, nga Amerika me pistoletë drejt Shqipërisë (EMRI)