VIP – Donald Veshaj dhe Beatrix Ramosaj janë u zënë pasditen e djeshme dhe shkak është bërë një qengj që u fut brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Sipas këngëtares, aktori i humorit ia mori qengjin para syve sepse ai ka qejf të bëjë “show”.
Advertisements
Nga ana tjetër, Donaldit nuk i ka pëlqyer sjellja e këngëtares dhe e ka quajtur “fëmijë”. Beatrix i ka thënë se ka pritur që ai ta ndajë me të momentin me qengjin, por ai e ka marrë dhe është larguar.
Donaldi është kapur dhe te pjesa që sipas saj, ai i bën gjërat për show. Gjithashtu aktori shtron pyetjen se nëse debatojnë për gjëra kaq të vogla brenda shtëpisë, po jashtë kësaj shtëpie pasi të dalin bashkë?
Advertisements
Pjesë nga biseda e tyre:
Beatrix: Unë nuk shkova direkt me e kap qengjin
Donaldi: E ku është problemi që e kapa unë qengjin, pse mërzitesh kot? Pse bën së fëmijë se ma heq trurin fare?
Beatrix: Po se e kisha me qejf shumë qengjin
Donaldi: E pse duhet të kalosh në atë lloj acarimi?
Beatrix: Po ndihem e bezdisshme
Donaldi: Të thuash ato gjëra më duket pa sens fare. Më dukesh shumë fëmijë
Beatrix: Isha zbathur aty, a nuk të shkoi mendja unë aty si pemë fare…
Donaldi: Si pemë pse?
Beatrixi: Po se isha duke u munduar ta kapja
Donaldi: Po e kapa unë, edhe? Ku është problemi?
Beatrix: E kape dhe ike. Jam shumë e ndjeshme te kafshët, Më fal që jam shumë e ndjeshme te kafshët edhe doja të merrja pak dashuri nga ai qengji i vogël. Ti e more dhe vazhdove…Mund ta ndaje me mua atë moment, por që nuk kërkoj më momente me zor. Nëse nuk të vjen natyrshëm, mos e bëj
Donaldi: Të jap të drejtë, thjesht si mendoj gjërat si ti
Beatrix: Ti nuk vjen të më flasësh, unë rri si pemë
Donaldi: Të më thuash ti mua i bën gjërat për show, për ça të të flas? Ti nuk e kupton ça thua dhe rëndësinë e atyre që thua