Si pasojë e tërmetit që ndodhi mbrëmjen e djeshme në veri të vendit, me epiqendër në Pukë, ka pasur plasaritje në muret e spitalit të qytetit, dhe dëme në disa pallate.
Advertisements
Njoftimi është bërë nga Bashkia e Pukës, mbrëmjen e djeshme:
Pak minuta më parë Puka ka përjetuar një lekundje të fortë sizmike.
Advertisements
Termeti që kishte epiqendren pranë Pukës, ka qenë i shkallës 4.7 ne thellësinë 2 km.
Bashkia Puka po nderlidhet për pasojat e kësaj situate. Deri tani nuk kemi informacione për pasoja fatale, ndërkoh që janë porositur administratorët dhe krepleqt e fshatrave të interesohen për pasoja të mundshme pas kësaj situate.
Deri tani janë konstatuar deme tek disa pallate tek lagjia e muzeut, dhe 5 pallatet, ku sipas raportimit të banorve ka plasaritjeë, nderkoh janë të dukshme demtimet në oxhaqet e pallateve.
Plasaritje dhe renje suvash ka dhe në spitalin e qytetit.
Inkurajoim të gjithë banorët të rimarrin veten me shpresen se nuk do kemi paslekundje dhe për çdo shqetësim të informojnë në numrat pa pagesë 128 ose 129.