Më në fund kemi gjasa për përjetimin e një cikloni të mirëfillt dimëror i cili në kombinim me lagështinë e Mesdheut dhe ajrin e ftohtë nga veriu pritet të na sjellë reshje të dendura bore gjatë “tranzicionit” mes Janarit dhe Shkurtit.
Advertisements
Masa ajrore mjaft fuqishme ciklonike nga mesi i Oqeanit Atlantik pritet të depërtojnë mes Britanisë së Madhe dhe Skandinavisë, në drejtim të Gjermanisë, Alpeve dhe pastaj në Italinë veriore do të kemi krijimin e një cikloni sekondar i cili shumë shpejt pritet të zhvillohet në qendër të Detit Adriatik.
Cikloni pritet të lëvizë më ngadalë nga Deti Adriatik dhe Deti Jon në drejtim të Greqisë duke na “furnizuar” me reshje të dendura bore të cilat priten në shumë pjesë të rajonit tonë duke filluar nga Kosova, veriu i Malit të Zi, pjesët kontinentale të Shqipërisë, Lugina e Preshevës dhe Maqedonia Veriore./ MeteoBallkan
Advertisements