“Tani dëgjoni anën time të historisë”/ Ja çfarë i dedikon Beatrix Ramosaj, Donaldit (VIDEO)

Këngëtarja Beatrix Ramosaj ka publikuar projektin e ri muzikor “Faj” që duket se ia dedikon romancës së saj që lindi brenda shtëpisë së Big Brother VIP me aktorin Donald Veshaj.

Advertisements

“Kjo ndjenjë e jona, as mua, as ty nuk po na pyet”, thotë Beatrix Ramosaj ndërsa sugjeron që të gjithë të dëgjojnë anën e saj të historisë.

“Nga zemra ime, për të gjithë ju. Sidomos ty…”, shkruan Trixa në një postim Instastory.

Advertisements

Për këtë duket se i referohet të gjithë atyre që e kanë komentuar romancën e saj me Donaldin. Kujtojmë se disa ditë më parë, Beatrix Ramosaj reagoi me anë të një postimi në Instagram duke treguar se pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri ishte fokusuar tek muzika.

Ndër të tjera, ajo tregoi se kusgte nevojë edhe për pak kohë për veten. Sa i përket romancës me Donald Veshajn, Trixa tha se ai duhet të marrë fitoren e reality shoë, ndërsa për historinë e tyre, thekson se nëse ai do i zgjaste dorën për tu hedhur bashkë, do e bënte sërish.

Artikulli paraprakPërplasjet me Veliajn dhe tritoli në shtëpinë e Armando Dukës, vjen reagimi i papritur nga FIFA!
Artikulli tjetër“Të gjej një vend të pëllcas”/ Arjola mes dy zjarresh: Më plasët shpirtin!