E papritur/ Ky vendim i produksionit mund ta nxjerrë sonte Beatrixën nga shtëpia e BBV (VIDEO)

Dy ditë më parë Big Brother i dha një mision të fshehtë Beatrix Ramosajt dhe Donald Veshajt.

Advertisements

Ata duhej që të zmadhonin situata të caktuara me banorët brenda shtëpisë së Big Brother VIP, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Mirëpo, ani pse misioni kishte të bënte me të gjithë banorët, Beatrix Ramosaj u fokusua vetëm te banorja e re nga Kosova, Egzona Rafuna.

Advertisements

Kjo e fundit nuk e priti aspak mirë, sa që gjendja e saj u përkeqësua pasi nuk pushonte së qari nga e gjithë ajo çfarë po ndodhte brenda në shtëpi.

Beatrix e akuzonte atë për raportin e saj me Donaldin, duke thënë se moderatorja nga Kosova po e pëlqen aktorin, dhe se mund ta marrë pa problem.

E gjithë kjo lojë shkaktoi reagime të shumta edhe në rrjete sociale, ku Beatrix Ramosaj u kritikua ashpër për lojën që zgjodhi, pasi ajo mund të zgjidhte çfarëdo tjetër, nuk e kishte të caktuar si banore vetëm Egzonën dhe vetëm atë situatë.

Mirëpo në rrjet po qarkullon një video ku Arbana Osmani lexon vendimin e Big Brother për lojërat që cënojnë shëndetin psikologjik të banorëve.

Videoja më poshtë është shkëputur nga loja që Fifi dhe Monika bënë për banorët ku Semi e përjetoi shumë rëndë./Reporteri.net/

Artikulli paraprakLajmi fundit/ Covid bën ‘kërdinë’ në Shqipëri, ja sa raste të reja dhe humbje jete në 24 orët e fundit
Artikulli tjetër“Je bërë e padobishme”/ Iliri i ‘ashpër’ me Monikën: Ishalla të ikën…