Rrjeti social TikTok është bërë mjaft popullor edhe në Shipëri pasi tani shumë përdorues e shikojnë edhe si një mënyrë për të fituar para. Përveç fitimeve nëpërmjet postimeve, ndjekësve, pëlqimeve apo komenteve, tashmë prej muajsh mënyra më e mirë për të fituar para është nëpërmjet sfidave dhe dhuratave.
Advertisements
Eksperti i IT-së Tomi Kallanxhi duke folur rreth kësaj mënyre të re për të fituar shuma marramendëse, deklaroi se në fakt “kjo mund të jetë një nga skemat e ardhshme të pastrimit të parave”.
I ftuar në një intervistë në “ABC”, eksperti tregoi se përdoruesit e mediave sociale kanë fituar gjithmonë para në mënyra të ndryshme. Por ai vuri theksin tek lojërat dhe sfidat që po zhvillohen së fundmi në TikTok, të cilave nuk iu kanë shpëtuar as personazhe të njohur shqiptarë si Noizy, Visjan Ukcenaj, Delinda Disha, Sindi Loci, Olsi Bylyku apo edhe reperi Stresi, ku shprehu se është normale të fitosh nga mediat sociale, por në momentin që këto fitime kalojnë në shifra të mëdha, mund të dyshohet edhe për një skemë të pastrimit të parave.
Advertisements
“Në mediat sociale gjithmonë është bërë lek, dhe vazhdon të bëhet. Në momentin që influencon dikë për ta bindur për të të dhurar diçka…Nuk paguhesh nga Tik Tok, por nga një followers i yt që ka blerë disa coins, ka futur euro dhe ka marrë 200 coinsa dhe këto thotë: 5 po ia jap këtij, 5 tjetrit, nuk është TikToku. TikTok merr 30-50% vlerës që fut në sistem. Mund të jetë një nga skemat e ardhshme të pastrimit të parave, por që…kështu thonë.
Në momentin që e gjithë kjo është në një rrjet ndërkombëtar, në rastin e TikTokut dhe parave që qarkullojnë në TikTok, ato lëvizin nëpër banka të ndryshme. Më pas ato mbajnë një tatim fitim në momentin që kalojnë në një llogari personale. Në momentin që ato fitojnë thjesht se u mbajt një 15% tatim fitim nuk ka problem fare, por në momentin që shifrat bëhen të mëdha, kur dikush me një live stream fiton 300 mijë dollarë dhe këtë nuk e njeh askush lindin disa pyetje për atë skemën që përmenda më parë që mund të jetë pastrim parash.”, tha eksperti i IT.
“Avionë, lule, makina sportive”, këto janë dhuratat me të cilat përdoruesit e TikTok po fitojnë shumë para. Mediat e huaja kanë zbuluar edhe çmimet e “gifteve” që më pas kthehen në fitime monetare.
Me 30 milionë ndjekës, mund të fitoni nga 18,000 deri në 30,000 dollarë për një postim. Pasi një person ka arritur 1000 ndjekës, TikTok do t’ju lejojë të pranoni dhurata nga fansat tuaj gjatë videove tuaja Live me dikë tjetër. Dhuratat virtuale janë ikona që variojnë nga pandat tek një mbretëreshë e dramës. Secila prej këtyre dhuratave përfaqëson një shumë të ndryshme dollarësh.
Ja si variojnë çmimet
Avion 6000$
Emoji Tik Toku100$
Zemra 199$
Syze 199$
Atlete 300$
Varese 400$
Balona me zemra 699$
Makine sportive e kuqe 7000$
Jaht 7499$
Perla 800$
giftsNdërsa po fliste për zhvillimet teknologjike dhe robotike, ai shprehu se e shikon si gjë pozitive për shoqërinë, evolimin e madh të teknologjisë. Sipas tij robotika na ndihmon për gjithçka, pasi na jep më shumë hapësirë për të jetuar jetën tonë.
“Teknologjia do iu lërë hapësirë njerëzve, në momentin që ti harxhon kohë për të bërë një punë rutinë, pse të mos e bëjë dikush në vendin tënd? Unë them që për çdo gjë robotika na ndihmon.
Na kursen kohë, na jep më shumë hapësurë për të jetuar jetën tonë. Nëse sot njerëzit punojm 40 orë në jave, 160 orë në muaj, në vitin 2050 pritet që të punojën rreth 17 orë në muaj. Kjo është një gjë pozitive.”, tha ndër të tjera Kallanxhi.