Prej 1 korrikut 2022 do të nisë zbatimi i paketës së re fiskale për bizneset dhe qytetarët shqiptarë.
Advertisements
Bëhet me dije se ndryshon taksimi progresiv për pagat në sektorin publik dhe privat, ku të gjithë qytetarët që marrin paga deri në 40 mijë lekë nuk do të paguajnë tatim nga 30 mijë lekë që është limiti aktualisht.
Ata që marrin nga 40 deri në 50 mijë lekë do të paguajnë 6.5% tatim.
Advertisements
Kurse pagat nga 50 deri 200 mijë lekë do paguajnë 13% tatim mbi të ardhurat nga 1 korriku 2022. Pagat mbi 200 mijë lekë do të paguajnë 23%.
Qeveria ka vendosur që më 2022 të rritet paga minimale nga 30 mijë lekë që është aktualisht, në 32 mijë lekë.
Sakaq do të rriten pagat me 6% për bluzat e bardha dhe arsimtarët, si dhe rritje me 7% do të ketë në mes të vitit për pagat e Gardës së Republikës. Rritja më e madhe do të jetë me 30% për personelin e Forcave të Armatosura.
RRITJA E PAGAVE NË 2022 Bluzat e bardha +6% Arsimtarët +6% Garda e Republikës +7% Forcat e Armatosura +30%
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!