Me kë e ka ‘bërë sefte’ për vitin 2022? Sheila zbulon emrin e ish-konkurrentit të “Big Brother VIP” (FOTO)

Pas daljes nga shtëpia e “Big Brother VIP”, Sheila Haxhiraj ka marrë vëmendjen e publikut për afrimitetin me ish banorin Kledi Hysa.

Advertisements

Ata të dy janë fotografuar shpesh në praninë e njëri-tjetrit, ku shfaqeshin shumë të afërt dhe të gjithë mendojnë se ka nisur një romancë mes tyre.

Advertisements

Në një intervistë virtuale në profilin e saj në “Instagram”, këngëtarja ka treguar se afrimiteti i tyre vijon të jetë njësoj si më parë.

Sheila u pyet nga ndjekësit se me kë e ka pirë kafen e parë të vitit 2022, dhe përgjigja e saj ishte pikërisht Kledi Hysa. Ky i fundit e ka ripostuar foton pa bërë ndonjë shkrim, por ajo që është vënë re është kënga me të cilën e ka shoqëruar foton.

Bëhet fjalë për këngën e artistit The Ëeeknd të titular “Lost in the fire”, ku fragmenti që ai ka vendosur thotë “I can’t lose you baby”.

Ndër të tjera këngëtarja e pyetur se çfarë është dashuria për të është përgjigjur “Lumturi”.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakBanorët dënohen për zgjimet e vona, ja cili është ndëshkimi nga “Vëllai i Madh”
Artikulli tjetërE papritur/ Ish-e dashura e banorit do të futet në shtëpinë e “Big Brother VIP” (FOTO)