Basha: “Berisha po i përdor demokratët si…”/ Protesta e 8 janarit, blindohen dyert e PD-së

Kryedemokrati Lulzim Basha duket se i ka marrë mirë masat për të mbrojtur selinë blu, pas protestës së 8 janarit të paralajmëruar nga Sali Berisha.

Advertisements

Në fotot e publikuara së fundmi, ai ka vendosur derë të blinduar në hyrjen anësore të godinës, në korridorin e zyrave të FRPD-së.

Por kreu i Partisë Demokratike në një lidhje live në emisionin “Open” në Top Channel i komentoi si marrëzira të gjitha akuzat se ai po fortifikon selinë blu.

Advertisements

Sipas Bashës, PD-ja ka vetëm një interes, të jetë e hapur për demokratët dhe se Sali Berisha po i përdor ata si mish për top.

Ai gjithashtu ka ironizuar se në selinë e PD-së ndodhen snajper, tanke e ushtarë, duke nënkuptuar se thjesht po bëhen rikonstruksione në godinë dh asgjë tjetër.

“Keni harruar që kemi edhe tanke, edhe snajper, marinsa, janë të gjitha marrëzira, është e trishtueshme që viti i ri shqiptarët i gjen në një xhalo të tillë të servirur, ndërsa ata përballen me problem reale, ekonomike. Ai do ta kthejë PD-në në bunkier, përpjekja e një njeriu për ta marrë peng PD-në. Për t’i përdorur demokratët si mish për top, në zyrën time mund të vini për një kafe që nesër se është e njëjta që ka qenë. Çfarë ndodh në tarracën e PD-së ato që janë thënë janë përtej imagjinatës së shfrenuar.

PD ka një tjetër interes të jetë e hapur për demokratët. Edhe po të mos kishte mure PD-ja, ai do të ishte njeriu më i vetëm, edhe nëse ai sot do të ishte kreu i PD-së”, tha Basha.

Në lidhje me moslejimin e hyrjes në seli prej dy ditësh të Grupit të Rithemelimit të Partisë Demokratike, ai e komentoi si një show të tyre për të larguar vëmendjen nga problemet reale të shqiptarëve. Sipas Bashës, Berisha bashkë me mbështetësit e tij është kthyer në tub oksigjeni për të mbuluar skandalet e qeverisë.

“S’është fare e vërtetë, edhe këtë e ka sqaruar në mënyrën më shteruese sekretari i përgjithshëm në deklaratën që i ka dhënë mediave, pjesë e së cilës ju sapo e dhatë në sinkron aty. Ai ishte një shoë për të treguar se gjoja Partia Demokratike tani qenka një bunker, kur në fakt janë ata një pakicë absolute që po përpiqen ta kthejnë Partinë Demokratike në bunker.

Ndërkohë që Partia Demokratike nuk do të bëhet bunker as për hallet e Sali Berishës, as të atyre që e shoqërojnë dhe që kanë probleme të ngjashme apo dhe më të rënda. Sigurisht ka mes tyre shumë demokratë të cilët janë të zhgënjyer, të dëshpëruar nga masakra zgjedhore. Ata janë meraku im. Kurse për këta që bëjnë shfaqje, këta në radhë të parë duhet të vijnë në Parlament duhet të bëjnë detyrën për të cilën i kanë votuar demokratët, se kanë 4 muaj që s’kanë parë derën e Parlamentit.

Këta duhet të shkojnë në zonë të qajnë hallet e njerëzve. Janë kthyer në tub oksigjeni për Edi Ramën, se edhe sot, edhe dje kanë plasur skandale të tjera. Ka plasur skandali që vërteton që Patronazhistët janë një sistem kontrolli i partisë shtet”, tha kryedemokrati.

Artikulli paraprakHoroskopi për ditën e premte, 7 janar 2022
Artikulli tjetërBëhuni gati! Lamtumirë moti i ‘butë’, po vjen stuhia e acartë (HARTA)