Mbrëmjen e kaluar, Beatrix shpërtheu në lot sepse mendon që DJ Dagz, i cili është në nominim me Einxhel dhe Ilirin, do të lërë shtëpinë e Big Brother VIP.
Advertisements
Në dhomën e rrëfimit, Beatrix tha: “E shoh shumë të afërt. E shoh si Albanin dhe nuk dua të dali.”
Advertisements
Ajo është shprehur shpesh se do të largohet në rast se del DJ Dagz. Në një bisedë me Egzonën, Donaldi i ka thënë se është mërzitur me Beatrix.
Donaldi: Me Trixën u mërzita shumë. Ka momente që nuk e kuptoj. U mërzita se u mërzit ajo se nuk e përqafova kur filloi të qante. Gjatë gjithë darkës i kam thënë çfarë ke. E kuptoj kur ajo nuk është mirë.
Më tha pse nuk më përqafove kur u bëra keq? I thashë çfarë po thua, ti do të më nxjerrësh keq mua? Vetëm fakti që i mendon më shqetëson. Ditën që mbaroi Prime, thoshte po dole ti, do dal dhe unë.
I thoshte Dagzit. Po si do dali kur unë jam këtu? E puth e përqafoj, i them çfarë ke, asgjë më thotë.