Sheila Haxhiraj bën gati valixhet, i prezanton familjes modelin që njohu në “Big Brother VIP”

Sheila Haxhiraj dhe Kledi Hysa janë çift. Vetë këngëtarja ka konfirmuar gjithçka me postimin e fotos romantike të çiftit në breg të detit, duke e deklaruar hapur veten të lidhur me modelin që e njohu në “Big Brother VIP”.

Advertisements

Por nëse brenda shtëpisë marrëdhënia e tyre ishte thjesht korrekte, tashmë që janë jashtë ata duket se kanë rënë kokë e këmbë brenda. Ata janë bashkë prej disa javësh dhe po planifikojnë të nisin bashkëjetesën në Austri, vendi ku Kledi ka zhvilluar karrierën prej vitesh. Foto e postuar nga Sheila është shkrepur gjatë xhirimeve të klipit më të ri, ku si model ka marrë pikërisht Kledin, mënyra më e mirë për të gërshetuar dhe romancën dhe punën bashkë.

Advertisements

Ndërkohë, burime për “Panorama Plus” kanë zbuluar se Sheila i ka prezantuar dhe familjes djalin që njohu në “BBVIP”, për ta bërë zyrtare largimin e saj drejt Austrisë, ku do të nisë në kështu në çift Vitin e Ri 2022. Para pak ditësh, në lidhje me këtë romancë, vetë modeli nuk foli me emra, por rrëfeu statusin e tij.

I ftuar në “N’fermë”, ai konfirmoi se aktualisht është në një lidhje dhe menjëherë u aludua se vajza që ka në krah është pikërisht Sheila Haxhiraj.

“Nuk jam single, jam i lidhur. Sigurisht një femër mund të dashurohet me mua”, tha ai. Çifti u fotografua më shumë se një herë nën shoqërinë e njëri-tjetrit dhe deklarata e Kledit para disa kohësh duket se konfirmoi thashethemet që po qarkullonin.

Ndërsa këngëtarja gjatë një interviste virtuale në “Instagram”-in e saj, foli specifikisht për dashurinë dhe për Kledi Hysën. Sheila u pyet nga ndjekësit se me kë e ka pirë kafen e parë të vitit 2022, dhe përgjigja e saj ishte pikërisht Kledi Hysa.

Ky i fundit e ka ripostuar foton pa bërë ndonjë shkrim, por ajo që është vënë re është kënga me të cilën e ka shoqëruar foton. Bëhet fjalë për këngën e artistit The Weeknd, të titulluar “Lost in the fire” (Humbur në zjarr), ku fragmenti që ai ka vendosur thotë “I can’t lose you baby”. Ndër të tjera, këngëtarja e pyetur se çfarë është dashuria për të është përgjigjur “Lumturi”.

Romanca u ndez mes çiftit janë shtëpisë dhe pikërisht gjatë bisedave live në “Instagram” netëve të gjata, që moderohen nga Ardit Çuni. Arditi hynte shpesh live, dhe forumeve të tij u bashkohej pikërisht Sheila, Kledi, Anaid Kaloti, Vesel Kurtishaj etj.

Më parë u fotografuan në qendër të Tiranës siç çift i vërtetë ku shkëmbenin puthje dhe afeksion, duke u dukur qartë që janë çift. Situata u përsërit sërish, kur ata me video dhe foto u kapën në sheshjin “Skënderbej” si një çift filmash romancë të bërë enkas për atmosferë festash.

Kësaj here Sheila dhe modeli Kledi Hysa u kapën përsëri mat duke u puthur dhe përqafuar në sheshin “Skënderbej”. Kjo skenë erdhi pak ditë pasi në rrjet u shfaq një video e çiftit në Shkodër. Ndërkohë, fotografi i “Panorama Plus” i ka kapur në momente romantike duke u përqafuar dhe duke u puthur, duke konfirmuar kështu hapur që janë bashkë.

Ish-konkurrentët e “Big Brother VIP”, pas daljes nga shtëpia, shpesh kanë bërë dhe video live në “Instagram”, ku komentojnë rreth ngjarjeve që ndodhin në brenda shtëpisë dhe kjo i ka bërë më të afërt me njëri-tjetrin. Kujtojmë që brenda shtëpisë Kledi pati një afeksion për Beatrixin, ndërkohë që banorët e tjerë vunë re një afeksion të Arjola Demirit për të.

Por afeksioni i Kledit me Sheilën ka mbërritur te modelja gjermane, Haula, e cila ka marrë me në fund vendimin e saj duke fshirë të gjitha fotot që mbante në rrjetet sociale me Kledin. Lidhja e re e Kledi Hysës dhe Sheila Haxhiraj do të mbetet në memorien e të gjithëve, pasi është historia e rrallë që dy ish-lojtarë bëhen çift jashtë shtëpisë, edhe pse gjasat më të mëdha për t’u afruar ishin brenda “BBVIP”.

Modeli dhe ish-futbollisti Kledi Hysa për javë të tëra qëndroi brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, duke mos dhënë asnjë shenjë nëse kishte dikë jashtë apo ishte në kërkim të dashurisë. Dhe pas disa javësh dhe masazhit që u bëri vajzave të njohura në shtëpi, doli në skenë e dashura e tij gjermane, modelja Haula.

Ajo foli në emisionin “Shqipëria Live”, ku zbuloi detaje të marrëdhënies me Kledin dhe se si po e shihte ajo partnerin brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Më vonë afrimiteti i tij me Sheilën i vendosi vulën lidhjes së tyre dhe kaq u desh që ajo të merrte vendimin për t’u ndarë duke fshirë të gjitha kujtimet.

Këngëtarja që ka dalë nga një tjetër reality show, “X Factor”, gjatë lojës në shtëpi ruajti një profil të rezervuar, që u konsiderua dhe arsyeja pse u eleminua shpejt nga loja. Sheila, e cila prej vitesh ishte deklaruar vetëm në dashuri, dhe Kledi i fejuar prej 6 vitesh tashmë bashkojnë fatet me njëri-tjetrin.

Sa i përket karrierës, Sheila këto vitet e fundit ka pasur projekte sporadike në muzikë, duke iu përkushtuar më shumë pasionit për fotografinë, ndërsa Kledi njihet si model ndërkombëtar me qendër në Austri. Pasi fitoi “X Factor 1”, Sheila njihet si vajza që i pëlqen muzika R&B, por në bashkëpunimin me Ervin Gonxhin, ajo erdhi me motive ballkanike në një produksion pas atij “Datty datty”, për t’u kthyer sërish në muzikë me klipin “Dashnia”.

Në muzikë, ajo zakonisht ka sjellë fabulat e dashurisë, lëndimit apo humbjes së të dashurit, ndërsa në jetë ka qenë më diskrete ndërsa më parë ka qenë pjesë e grupit muzikor të Noizyt, OTR.

Artikulli paraprakRonela fitoi Festivalin e RTSH-së me këngën dedikuar djalit ‘sekret’, Young Zerka ka mënyrën e tij të hakmarrjes…
Artikulli tjetërAksident i rëndë në qytetin shqiptar, humbin jetën 2 persona dhe plagosen disa të tjerë (FOTO)