“Sa e dua o Zot”/ Arbri rrëfen si është njohur me të dashurën e tij, Beniada bën reagimin e papritur: I çmendur!

Tenisti Arbër Sulstarova ka disa ditë që ndodhet brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”. Gjatë kësaj kohe, ai ka zbuluar se është i dashuruar dhe se partnerja e tij nuk jeton në Shqipëri.

Advertisements

Mbrëmjen e djeshme, teksa bisedonte me Beniadën dhe Monikën, ai ka treguar se si e ka njohur dhe se sa shumë e do.

Biseda mes banorëve:

Advertisements

Monika: Për çfarë ka mbaruar goca Arbër?

Arbër: Është akoma, po studion. Nëse na shikon e puth

Beniada: Si quhet?

Arbër: Jo, nuk dua ta them

Beniada: Ciao e fejuara e Arbërit, të përshëndesim

Monika: Çun shumë të mirë ke

Arbër: Ishalla po na sheh, kuriozë jam tani

Beniada: Ça shenje është?

Arbër: Peshore

Beniada: Ti je?

Arbër: Ujor

Beniada: Kombinim interesant

Arbër: Ah sa e dua o Zot

Beniada: Të mungon?

Arbër: Shumë

Monika: Jeni moshatarë?

Arbër:Jo, është pak më e vogël

Beniada: Unë jam kurioze të di se si janë njohur, por nuk bëj pyetje

Arbër: Ja e them unë, nuk ka problem

Beniada: Vërtetë? Ku jeni njohur?

Arbër: Nga një motor klasik, të ato të luftës por që është i ri. Ajo kishte ardhur me pushime në Shqipëri, te familja, te gjyshërit se jeton jashtë shtetit. Ishte në stacion autobusi e unë me motor dhe u shtanga. Unë kam shumë vetëbesim e nuk e kam problem ti flas.

Monika: Me shikim të parë

Beniada: I çmendur

Arbër: I fola. Unë guxoj. I thashë unë dua të të njoh. Shumë thjesht.

Beniada: Ua sa bukur, të kisha qenë unë të kisha thënë ik më le rehat

Arbër: Ashtu më tha pak a shumë. Ngeli. Dua të njoh i thashë, më pëlqeu buzëqeshja. Jo faleminderit më tha. Më stopoi. Unë u fika fare. Ika. Pas disa muajsh më del sponsor në rrjetet sociale, pa dashje. Doli, i shkruajta dhe pastaj ndodhi shumë natyrisht.

Beniada: Të mbante mend?

Arbër: Në fillim jo. O sa e mirë që është. Unë i thërras qiell ose kaosi i paqtë.

Artikulli paraprakÇfarë po ndodh mes tyre? Atdheu bën gjestin e papritur në ditëlindjen e Borës
Artikulli tjetërLajmi fundit/ Covid ‘trondit’ Kosovën në 24 orët e fundit, ja sa raste të reja dhe humbje jete u regjistruan