Pipero jep lajmin e mirë: ‘Omicron’ po sjell fundin e pandemisë

Mjeku Pëllumb Pipero ka bërë një parashikim optimist, ku është shprehur se fundi i pandemisë është shumë afër.

Advertisements

Ai tha se variant Omicron është bërë dominues në të gjithë botën, ndërsa theksoi se ky variant është fillimi i fundit të kësaj pandemie. Sipas tij infektimet e shtuara mund të sjellin një imunizim më të madh tek njerëzit.

“Unë besoj se Omicron është fillimi i fundit të kësaj pandemie. Duke shprehur që të mos kemi ndonjë varianti të ri dhe nuk do të ketë ndonjë variant më të transmetueshëm sa Omicron. Fakti që numri i rasteve është shumë i madh, mundëson që një numër i madh qytetarësh të imunizohen.

Advertisements

Atë që nuk e bëjmë me anë të vaksinimit, një pjesë e kësaj neglizhence do të mbulohet shumë mirë nga Omicron. Omicron ka treguar një transmetueshmëri të frikshme, është shumë i lartë. Fakti që Omicron është dominues dëshmon që mundësia për t’iu shmangur infeskionit nga Omicron është shumë e vogël. Të gjithë evidencat, të gjitha statistikat dëshmojnë që numri më i madh i infektuesve të sëmurë është mes personave të pavaksinuar.

Po ashtu dhe rastet e rënda janë të pavaksinuar. Të mos harrojmë se tani qarkullon edhe Delta dhe virusi i gripit stinor. Edhe në vendin tonë mendoj se Omicron është bërë dominues. Kemi numër të shtuar të rasteve të infektuara, por pak raste që shkojnë në spital”, tha Pipero në Klan tv.

Artikulli paraprakE trishtë/ Ndahet nga jeta regjisori i njohur shqiptar (EMRI+FOTO)
Artikulli tjetërE fundit/ Ndryshojnë taksat vjetore, DPSHTRR nxjerr njoftimin!