Pasi kërkoi ndarjen nga Beatrix, Beniada i ka dy fjalë për Donaldin

Mbrëmjen e djeshme, në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania” situatat janë tensionuar shumë midis çiftit Beatrix dhe Donald, të cilët duken më afër ndarjes se kurrë.

Advertisements

Kjo situatë arriti kulmin e saj kur Beatrix shprehu në dhomën e rrëfimit se ndihej se partneri i saj nuk ishte si në fillimet e tyre dhe gjërat kishin ndryshuar shumë midis tyre.

Ndërkohë, Donaldi u shpreh se veprimet e Trixës i kanë shkaktuar shumë bezdisje.

Advertisements

Kështu, gjatë ditës së sotme, aktori i humorit e ka patur të nevojshme të bisedojë me Beniadën lidhur me këtë situatë.

Ajo e ka këshilluar duke i thënë se me një vajzë si Beatrix duhet të ketë kujdes, pasi është shumë e ndjeshme dhe duhet të sillet si një psikolog.

“Mos flit me të tjerët për gjërat e tua personale me Trixën. Kur ka diçka, kape Trixen direct veç dhe pyete ‘Pse je kshu?’ ‘Pse je e mërzitur?’ ‘Hajde flasim bashkë’. Ose kape në fillim fare me shaka për ta çdramatizuar, pastaj nise bisedën e thellë.

Ajo është shumë e ndjeshme dhe shumë sensitive, duhet të bësh pak psikologun me të.”

Nga ana tjetër, Donaldi dukej i shqetësuar duke këmbëngulur se ishte munduar me këngëtaren por dhe ai “ka nevojë për psikolog për vete”

Artikulli paraprakPas ngjarjeve të fundit, Fifi ka diçka për t’i thënë Beatrixës (FOTO)
Artikulli tjetërE fundit/ 38-vjeçari bie nga kati i dytë i një banese në Qytet Studenti, policia tregon detajet