Një person mbeti i vdekur ndërsa disa të tjerë u plagosën në Haiti teksa një bandë e armatosur sulmoi kryeministrin Ariel Henry. Sulmi ndodhi teksa kreu i qeverisë po dilte nga kisha pas meshës të së dielës në përkujtimin e përvjetorit të 218-të të pavarësisë së Haitit.
Advertisements
Sipas mediave Haitiane, autori i sulmit, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur u vra gjatë shkëmbimit të zjarrit me forcat e sigurisë. Në kishë nuk kishte njerëz të tjerë përveç autoriteteve lokale, kryeministrit dhe delegacionit qeveritar.
Kryeministri kishte marrë paralajmërime edhe para ceremonisë së përkujtimit të përvjetorit të Haitit që të mos vinte në qytetin e Gonaives, por ai veproi kundër dëshirë së autorëve.
Advertisements
Këta të fundit qëlluan në drejtim të delegacionit qeveritar ku mbeti i vdekur një person dhe u plagosën disa të tjerë, ndërsa kryeministri shpëtoi pa pësuar gjë.
Situata në këtë vend u përkeqësua edhe më shumë pas vrasjes së presidentit Jovenel Moise nga një komando i cili hyri në rezidencën e tij mëngjesin e 7 korrikut të vitit të kaluar.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!