Omicron shkakton edhe paralizë gjumi? Ja çfarë paralajmërojnë ekspertët

Ekspertët po shqyrtojnë mundësinë që paraliza e gjumit të jetë një nga efektet anësore te pacientët me mutacionin Omicron , sipas “Mirror” dhe “Daily Mail”.

Advertisements

Një studim britanik zbuloi se shumë pacientë me koronavirus kanë raportuar çrregullime të gjumit, por ende nuk është përcaktuar nëse ato shkaktohen nga Covid-19 apo nëse është një nga efektet e karantinës.

Paraliza e gjumit është një ndjenjë e çuditshme, ku, ndërsa personi është i vetëdijshëm për atë që po ndodh rreth tij, nuk mund të lëvizë, të flasë dhe të përgjigjet. Kjo ndodh kur truri dhe i gjithë trupi nuk “sinkronizohen” në mënyrën se si kalojnë nga një fazë gjumi në tjetrën.

Advertisements

Gjatë këtyre tranzicioneve, individi mund të mos jetë në gjendje të lëvizë ose të flasë për një periudhë kohore që varion nga disa sekonda në disa minuta.

Disa njerëz gjithashtu mund të ndjejnë presion në trupin e tyre ose një ndjenjë mbytjeje. Paraliza e gjumit mund të shoqërojë çrregullime të tjera të gjumit, si narkolepsia, e cila është një nevojë e pamposhtur për gjumë, e shkaktuar nga një problem me aftësinë e trurit për të rregulluar gjumin.

Paraliza e gjumit ndahet në dy faza:

-Në momentin kur të zë gjumi, kur quhet hipnotike, ose paralizë para gjumit.

-Në momentin kur zgjoheni, kur quhet apnea e gjumit, ose paralizë pas gjumit.

Artikulli paraprakBanori i BBV tepër i zhgënjyer me Donaldin: Është treguar njeri shumë i ulët
Artikulli tjetër“Vjen fronti i fuqishëm i ftohtë ajror”, sinoptikanët: Ja çfarë e pret Shqipërinë në vijim