Ish-konkurrenti i “Për’puthen”, Atdhe Xharavina, ka qenë në qendër të vëmendjes kohët e fundit pasi një pjesë e mirë e publikut pretendon se ai ka pasur një lidhje me prezantuesen e emisionit, Bora Zemanin. E madje kjo lidhje, mendohet se është bërë shkak për ndarjen e Borës me Donaldin.
Advertisements
Por, këtë gjë e ka shkaktuar vetë ai me disa deklarata dhe mesazhe konfuze, të cilat i jep shpesh. Nga ana tjetër, Bora Zemani i ka vendosur pikat mbi i thashethemeve vetëm një herë duke e bërë shumë të qartë se as nuk ka dhe as nuk ka pasur një lidhje me Atdheun.
Në promon e intervistës së “Glamour Zone”, e cila del e plotë nesër shihet Atdheu duke treguar bisedat e fundit me Borën. Me aq sa shihet në promo aty ka puthje dhe zemra.
Advertisements
Kujtojme se Atdheu, në daten 9 janar, që përkon me ditëlindjen e Borës, ka postuar një ‘story’ në llogarinë e tij të “Instagram” në orën 3 të mëngjesit. Ai shfaqet në një makinë, në të cilën këndon këngën “Gëzuar ditëlindjen”.
Megjithatë, pak kohë pas postimit, Atdheu vendosi ta fshijë atë.