“Nuk kërkoi e as mori mbrapsht mirënjohjen për atë që dha për demokracinë”/ Ndahet nga jeta aktivisti i Partisë Demokratike (EMRI+FOTO)

Aktivisti i Partisë Demokratike në Francë, Nuhi Zyberaj është ndarë nga jeta.

Advertisements

Lajmin e hidhur e bën me dije shkrimtari e publicisti Preç Zogaj, i cili shkruan se Nuhiu ishte djali i madh i Dalip Zyberajt, emigrant politik nga Kukësi që ishte arratisur nga Shqipëria dhe u vendos në Paris në vitet e para të instalimit të regjimit komunist në Shqipëri.

“Familja e Zyberajve në Paris ishte e para që priti një delegacion të PDSH-së në shkurt të vitit 1991. Shtëpia e tyre u bë në vijim një “ambasadë” e PD-së që priti e përcolli drejtuesit kryesorë të kësaj partie.”

Advertisements

“Nushi ishte një prej emigrantëve më aktivë që ndihmoi me përkushtim të madh, pa u kursyer, për vendosjen e kontakteve të PD me institucionet, partitë dhe liderit politikë europianë në Bruksel dhe Paris”, shkruan Zogaj.

“Si shumë prej njerëzve idealistë, “ushtarë të Salaminës”, që vënë shpirtin pa rënë në sy, Nushi as e kërkoj e as e mori mbrapsht mirënjohjen për atë që dha për demokracinë në Shqipëri. Ajo që munda unë të bëj për të, familjen, miqtë, kolegët e tij të emigracionit politik antikomunist në Francë dhe Belgjikë, ishte ta tregoja historinë e tyre në një kapitull të veçantë në librin Fillimet”, shprehet Preç Zogaj.

Artikulli paraprakNga shpërblimet në kohën e Zogut tek burgosja gjatë diktaturës së Enver Hoxhës, publikohet historia e panjohur e djemve të Ismail Qemalit
Artikulli tjetërE pazakontë/ Dy persona çuan të vdekurin në postë, tentuan t’i marrin pensionin