Mes 34 personave që u shoqëruan në polici për protestën e 8 janarit në selinë e PD ishte edhe reperi i njohur Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi.
Advertisements
Por çfarë mendon kolegu i tij Noizy, në lidhje me përfshirjen e reperit ne politikë?
I ftuar në emisionin “ëhy?Not” në RTV Ora, Noizy thotë se edhe pse Stresi angazhohet shumë në politikë, politika e lë në baltë atë. Për këtë arsye reperi e këshillon të qendrojë larg politikës.
Advertisements
“Stresi merr shumë pjesë në politikë, ndërkohë që politika e le në baltë, sepse politikanët dinë vetëm të flasin të bëjnë bla-bla-bla. Nuk ka pse bie pre i politikës. Jo vetëm në Shqipëri por edhe në të gjithë botën populli i thjeshtë, e sidomos artistët duhet të jenë pak më të veçuar nga politika. Nuk ke nevojë të bëhesh kurban për politikanët se ja ku përfundon. Do i kisha sugjeruar se si artist duhet të shijosh atë që të ka dhënë Zoti, merru me gjëra të rëndësishme, sepse me atë njihesh, këtë ja them si vëlla dhe ja them çdo personi”, është shprehur Noizy./albeu.com/