Ndërkohë që vëmendja është tek Covid, ngrihet alarmi për gripin e shpendëve! Këto cilat janë vendet më të prekura

Zyrtarët gjermanë të shëndetësisë thanë të enjten se Evropa po përjeton një shpërthim shkatërrues të gripit të shpendëve që prek zogjtë e egër dhe fermat e shpendëve ndërsa njerëzit vazhdojnë të luftojnë me pandeminë COVID-19 .

Advertisements

“Raste të reja po zbulohen çdo ditë dhe nuk janë të prekur vetëm shpendët e egër”, vënë në pah raportet e institutit.

Instituti Federal i Kërkimeve për Shëndetin e Kafshëve i Gjermanisë, tha se raste janë gjetur në Kanada, në të gjithë Evropën dhe në Indi dhe Azinë Lindore.

Advertisements

Vendet e prekura shtrihen nga Finlanda në Ishujt Faroe dhe Irlandë, nga Rusia në Portugali. Në të njëjtin hark kohor në të gjithë Evropën, të dhënat e FLI treguan 675 infeksione te shpendët e egër dhe 534 infeksione te bagëtitë.

Ndërsa në Gjermani, 394 raste u zbuluan te shpendët e egër, duke përfshirë rosat, patat, mjellmat dhe pulëbardhat, midis fillimit të tetorit dhe 29 dhjetorit. Rastet u zbuluan kryesisht përgjatë bregdetit.

Në Izraelin verior, zyrtarët thanë se qindra mijëra pula duhej të asgjësoheshin për të ndaluar përhapjen e gripit

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakI fundit/ Shmanget për fat të mirë tragjedia në Vlorë, 46-vjeçari nxorri pistoletën për të vrarë vëllain e tij
Artikulli tjetër“Kam ardhur për ty…”/ Albërije Hadërgjonaj ka një mesazh të rëndësishëm për Beatrixën