Ngricë dhe temperatura deri në -10 gradë C, ARRSH nxjerr njoftimin e rëndësishëm

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka njoftuar se në aksin Tamarë-Vermosh nuk ka reshje dëbore dhe temperature është -10°C. ARRSH bën me dije se mjetet borëpastruese kanë vijuar punën në terren, duke liruar disa akse të bllokuara nga reshjet intensive të dëborës.

Advertisements

Autoriteti Rrugor u bën thirrje drejtuesve të mjeteve që të ulin shpejtësinë dhe të lëvizin me goma dimërore e të pajisen me zinxhirë, kryesijht në darkë dhe mëngjes, pasi ka prani të akullit në rrugë.

Njoftimi i ARRSH:

Advertisements

Në aksin Tamarë-Vermosh nuk ka reshje dëbore

Temperatura është -10°C

Kontraktorët me mjetet borëpastruese janë në terren dhe po bëjnë pastrimin e aksit

Qarkullimi kryhet me goma dimri

Drejtuesit e mjeteve, duhet të bëjnë kujdes në lëvizje sidomos gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit, të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore

Artikulli paraprak“Bashkimi është tradhtuar”/ Ndarja nga Alvisa, konkurrentët e Për’puthen zbulojnë çfarë ndodhi mes tyre: “Ai po vuan shumë”
Artikulli tjetërBledi: “Të pëlqen të jesh në ajër apo në tokë?” Habit Efi: “Në ajër o zemra”