Nga vrasja komisar Dritan Lamajt te tritoli – Kush është shënjestra e atentatit në Fushë Krujë

Sot në Larushkë të Fushë Krujës iu është bërë atentat me armë zjarri Gentjan Bejtjës dhe Klodi Stafukës.

Advertisements

Bejtja ka qenë edhe më herët objekt i atentateve. Ai ka mbetur i plagosur më 2016, pasi në automjetin e tij ishte vendosur lëndë eksplozive.

Automjeti i tij tip “Tuareg” ka shpërthyer në lëvizje sot në mëngjes në Nikël të Krujës.

Advertisements

Në pjesën e përparme të tij ishte vendosur një sasi e vogël e eksplozivit.

Gentian Bejtja nga Larushka në Fushë-Krujë akuzohet për vjedhjen e makinës BMV, që u përdor në atentatin ndaj kryekomisarit Dritan Lamaj.

Për vjedhjen e makinës është akuzuar edhe Enver Stafuka, i cili rrezikon i zhdukur prej kohësh.

Një ditë pas vrasjes së komisarit Dritan Lamaj, më 25 shkurt 2013, policia gjeti në periferi të Tiranës një automjet tip “BMË” ngjyrë gri, gjysmë të djegur.

Nga verifikimet nëpërmjet dëshmive dhe pamjeve filmike rezultoi se kjo makinë ishte vjedhur në qytetin e Durrësit më datë 23 shkurt, pra një ditë përpara vrasjes së komisarit.

Tre muaj pas vjedhjes së makinës, policia mundi të arrestojë dy të dyshuar si autorë të vjedhjes, shtetasit Enver Stafuka dhe Gentjan Bejtja, të dy banorë të Fushë-Krujës, fqinjë me njëri-tjetrin.

Në vendimin e datës 13 nëntor 2013, gjykatësja e Gjykatës së Durrësit, Anita Mici shpall të pafajshëm Enver Stafukën dhe Gentian Bejtjan, të akuzuar për vjedhjen e automjetit që u përdor për vrasjen e komisar Dritan Lamajt në Tiranë.

Që në nisje të vendimit të gjykatës, pranohet se automjeti tip “BMW” ka shërbyer në vrasjen e komisarit Lamaj.

Artikulli paraprakPlagosen dy persona nga Fushë Kruja, dërgohen te Trauma
Artikulli tjetërU dogj brenda “shtëpisë së barit” natën e Vitit të Ri, kush është shqiptari që vdiq në Angli